Supë turke me thjerrëza të kuqe

Përbërsit (për 6 persona)

  • 1 dhe 1/3 gota  thjerrëza të kuqe, të pastruara
  • 7 gota lëng supe
  • 1 qepë e madhe, e grirë imët
  • 1 karrotë e madhe, e grirë imët
  • 4 thelbinj hudhër, grirë imët
  • 2 lugë gjelle koncentrat/pulpë domatesh
  • 1 lugë e çajit kuminë e bluar
  • ½ luge e çajit piper i kuq, ose sipas dëshirës
  • 3/4 lugë e çajit kripë, ose sipas dëshirës

Supë turke me thjerrëza të kuqe - receta gatimi

Gatimi

Në një tenxhere përzihen thjerrëzat, qepa, karrota, hudhra, pulpa e domateve, kumina, dhe piperi i kuq dhe zihen deri në pikën e vlimit. Pastaj ulet temperatura dhe zihet në tempreraturë të ulët derisa perimet të zbuten dhe thjerrëzat të zihen, diku rreth 25 minuta.  Largojmë tenxherën nga zjarri dhe e bluajmë në mikser ose me bluerse dore derisa të bëhet kremoze.

Shtojmë kripë sipas dëshirës. Supën mund ta shërbejmë me pak limon për ta shtrydhur sipër, ose gjethe mente, majdanoz ose ajkë.

Për një porcion supa përmban 200 kalori, 1g yndyrë, 0mg kolesterol, 480mg sodium, 34g karbohidrate, 8g fibra dietal, 4g sheqer, 12g proteina

 

Ju bëftë mirë!

Supë me Oriz dhe Bizele

Krem Supe me Rukola