Qysh Me - Qysh me qetësu djegien nga dielli në kushte shtëpiake? 
Kyçu

Qysh me qetësu djegien nga dielli në kushte shtëpiake?

Arbona D Arbona D | Shtepiake | 30 August 2017 | 16:11

Rrezet ultravioletë janë përgjegjëse për kancerin e lëkurës e rrezet UVB të diellit janë shkaktaret e djegieve të lëkurës. 

Ja, disa metoda natyrale se si të trajtohet djegia nga dielli në kushte shtëpie:

Formoni një pastë me disa kastravecë të shtrydhur dhe lyeni lëkurën e skuqur.

Vetitë analgjezike dhe antioksiduese do të përshpejtojnë procesin e shërimit të lëkurës.

Bustinat e përdorura të çajit, apo napat e lagura me çaj mund të bëjnë gjithashtu punë.

Çaji do të balancojë pH e lëkurës dhe do ta mbajë lëkurën të hidratuar.

Vitamina E do të ulë gjithashtu inflamacionin.

Ajo që duhet të bëni është të merrni xhelin nga disa kapsula vitamina E e të lyeni lëkurën.

Qumështi mund të përdoret gjithashtu për të qetësuar lëkurën e djegur.

Proteinat e gjendura në qumësht do të ushqejnë lëkurën.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme