Qysh Me - Qysh me përgaditë pastrues ajri në kushte shtëpiake? 
Kyçu

Qysh me përgaditë pastrues ajri në kushte shtëpiake?

Arbona D Arbona D | Shtepiake | 29 September 2017 | 16:45

Duke e bërë shtëpinë apo mjedisin ku punoni një ambient më të pastër dhe të freskët ju do të ndjenjë shumë më shumë disponim dhe energji pozitive. 

Stina e pranverës është më optimalja ku ju mund të përgatisni mijëra kombinime nga fruta të ndryshëm, lule dhe vajra, për të mbajtur ambientin e freskët me përbërës të shëndetshëm, larg produkteve artificial që mund të jenë edhe të dëmshëm.

Kjo recetë është më e thjeshtë që mund ta përgatisni dhe ju ndihmon për një ambient të tillë.

Ju nevojitet një enë më e thellë, ujë, rozmarinë dhe ekstrakte të vaniles.

Në një enë të mesme më të thellë, mbushni 2/3 e saj me ujë dhe vendoseni limonin e prerë në rrathë pastaj shtoni rozmarinë dhe vanillë.

Lëreni këta përbërës t’ju freskojnë gjatë tërë ditës.

Përdorimi më shumë se dy ditë i këtij lëngu nuk preferohet pasi që humb vlerat e saj.

Por, ju mund të bëni kombinime nga më të ndryshmet varësisht nga preference juaj.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme