Qysh Me - Qysh me mbjellë qepë? 
Kyçu

Qysh me mbjellë qepë?

Arbona Draga Arbona Draga | Shtepiake | 01 August 2017 | 17:42

Ju mund të mbjellni qepë në kushte shtëpiake pa qenë nevoja të keni një kopësht shumë të madh, të investoni në të holla si dhe të keni shumë hapësirë.

Në fakt, ju mund ti rrisni edhe në një apartament të vogël, me shumë pak investim në të holla, madje edhe në dimër!

E tëra që duhet të bëni është ti mbjellni në një shishe plastike, ti vendosni pranë ndonjë dritare ku nuk pengojnë dhe prisni me padurim rezultatet e para!

Ja si të veproni:

Bleni sythet e qepeve, pak tokë apo dhe, një shishe plastike prej 2 deri në 5 litra.

Lajeni mirë shishen, prejeni atë nga anesh në shumë vrima, varsisht sa kokrra vezë keni, në mënyrë që të mund të dalin gjethet e qepeve jashtë shishes plastike.

Mbusheni shishen ngadalë me dhe në të njejtën kohë vendosni kokrrat e qepëve.

Shënim: rezultati më i mirë do të arrihet nëse shishen plastike të mbjellur me qepë e vendosni diku në një vend me diell për të paktën 6 orë në ditë.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme