Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me i ditë frutat që kanë më së paku kalori? 
Kyçu

Qysh me i ditë frutat që kanë më së paku kalori?

Arbona D Arbona D | Shtepiake | 05 March 2018 | 16:19

Jo të gjitha frutat janë krijuar në mënyrë të barabartë, që do të thotë se disa kanë më shumë sheqer dhe kalori.

Ananasi:

Ananasi është i mbushur me enzima dhe antioksidues që ndihmojnë në luftën kundër sëmundjeve të zemrës, inflamacioneve të trupit, si dhe përmirësojnë rigjenerimin e indeve dhe rritjen e qelizave.

Lëngu i ananasit është mirë i njohur për enzimën bromelainë.

Bromelaina është substancë kundër inflamacioneve.

Një ananas i madh përmban më pak se 450 kalori. Shumë lehtë ananasin e përfshini në ushqimin tuaj.

Mandarinat:

Megjithëse mandarinat është vështirë t’i hasim në treg kur nuk e kanë sezonin e tyre, ato njihen si fryti me më së paku kalori në familjen e frutave.

Një mandarinë e vogël përmban më pak se 40 kalori dhe duhet cekur faktin se është e mbushur me vitamina C.

Mandarinat me lehtësi mund t’i përshtaten ushqimit tuaj, mund ta shtoni në sallatë, apo të kënaqeni me të duke e shndërruar në një zamër të pasdites.

Qershitë:

Qershitë janë një zamër e lehtë, me vlera të larta ushqyese që kujdesen për dhëmbët dhe mund të përdoret si zamër e pasdites.

Qershitë janë të pasura me përbërës që luftojnë disa lloje të kancerit.

Po ashtu, në bazë të studimeve të fundit thuhet se qershitë parandalojnë inflamacionet në inde dhe sëmundjet si artriti.

Në 155 gramë qershi, apo një gotë, ndodhen rreth 77 kalori.

Luleshtrydhet:

Me rreth 50 kalori për çdo 100 gramë, luleshtrydhet janë një nga frutat më të ëmbël, më të shijshëm dhe me më së paku kalori.

Përmbajnë përbërës të veçantë, si vitamina C, magnez, fosfor dhe përmbajnë shumë kalium.

Me lehtësi mund t’i integroni në ushqimin tuaj, duke i përzier edhe me frutat tjerë si, banane apo ananas, apo mund të përgatisni një “smoothie” të freskët.

Për pije të përziera në blender, shërbehuni me luleshtrydhe të ngrira.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme