Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me zvogëlu rrezikun ndaj kancerit me produkte natyrale? 
Kyçu

Qysh me zvogëlu rrezikun ndaj kancerit me produkte natyrale?

Arbona D Arbona D | Shendet | 25 December 2017 | 14:52

Konsumi i shpeshtë i domates dhe frutave dhe perimeve të tjera me një përqindje të lartë të lycopeneve, një studim i ri e ka lidhur me rrezikun më të ulët tëkancerit të veshkave.

Përndryshe, lycopenet janë një antioksidant përgjegjës për ngjyrën e domateve, shalqiut, grejpfrutit dhe papajas dhe studimet e mëparshme e kanë lidhur konsumin e lycopeneve me një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të mushkërive dhe stomakut.

 

Gjetjet e reja janë mbledhur gjatë 20 viteve të fundit te pothuajse 9,200 femra që kanë pësuar menopauzë.

Mesatarisht, pjesëmarrësit e studimit me konsum më të lartë të lycopeneve kishin një rrezik 45 për qind më të ulët të rasteve të kancerit të veshkave se ato të cilat kishin konsumuar më pak.

Shkencëtarët besojnë se këto rezultate shpjegojnë ndikimin e lycopeneve në reduktimin e stresit oksidativ lidhur me zhvillimin e kancerit të veshkave.

 

Sipas të dhënave nga Shtetet e Bashkuara, kanceri i veshkave është kanceri më i zakonshëm i nëntë në vend, rreth dy për qind të të gjitha rasteve të kancerit në Amerikë është e lidhur me kancerin e veshkave.

Image

 

  • TAGS
  • #

Komentet

Të Ngjajshme