Qysh Me - Qysh me shmangë aciditetin e stomakut? 
Kyçu

Qysh me shmangë aciditetin e stomakut?

Arbona D Arbona D | Shendet | 14 August 2017 | 15:21

Për të parandaluar shfaqjen e aciditetit të stomakut rekomandohet të mos bëhen sforcime fizike me stomakun plot dhe nevojitet një ushqyerje e rregullt dhe ushqimi duhet të përtypet ngadalë.

Mjekët thonë se duhet të realizohen 5 vakte në ditë, si dhe duhet të evitohet përdorimi i shpeshtë i ushqimeve të tilla si hudhra, qepa, kafja, agrumet, domatet, ushqimet pikante, pijet me gaz, salcat, lëngjet e frutave etj.

Nga ana tjetër, rekomandohen pastat, rizotot, pula, peshku, molla, dardha, karotat, kungulleshkat.

Këshillohen dhe çajet si kamomili, xhenxhefili i freskët.

Ndjesia e djegies së stomakut është një simptomë e shpeshtë që ka shumë shkaktarë.

Zakonisht, pacienti referon për një ndjesi djegieje që fillon në regjionin e stomakut, dhe që ka tendencën të ngjitet drejt qafës.

Kjo ndjesi mund të përhapet deri në fyt, te nofulla e poshtme, në duar dhe në shpinë.

Shpesh djegia e stomakut ngatërrohet me dhimbjet me origjinë kardiake.

Trajtimi bëhet me medikamente antiacide që bëjnë të mundur neutralizimin e lëngjeve gastrike, antagonistët e receptorëve H2 të histaminës, të cilët reduktojnë prodhimin e acidit gastrik, inhibitorët e pompës proteinike, të cilët bllokojnë prodhimin e acidit gastrik, antibiotikët që ndihmojnë në eliminimin e Helicobacter Pylorit, si dhe prokinetikët që nxisin zbrazjen e shpejtë të stomakut.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme