Qysh Me - Qysh me liru ujin e bllokuar në vesh? 
Kyçu

Qysh me liru ujin e bllokuar në vesh?

Arbona D Arbona D | Shendet | 28 September 2017 | 11:46

Bllokimi i veshit është një ndjenjë e bezdisshme, por jo e dhimbshme. 

Nëse në det na hyn uji në vesh, mund të ndodhë që ai të mos dalë për disa ditë, duke bërë që të dëgjojmë më dobët.

Ekzistojnë disa metoda natyrale për largimin e ujit nga veshi.

  • Përdoreni në distancë tharësen e flokëve për disa sekonda për të larguar ujin nga veshi dhe për të ulur presionin.
  • Përzieni dy pika uthull molle me dy pika alkool dhe lëreni për 30 sekonda të thahet në brendësi të veshit.
  • Kapni hundën dhe ushtroni presion te veshët duke fryrë ajër.
  • Veshi i bllokuar nga uji mund të çlirohet duke vendosur tri pika peroksid hidrogjeni, të cilat duhet mbajtur tre minuta. Më pas përdorni pambuk për të pastruar veshin.
Image

 

Komentet

Të Ngjajshme