Qysh Me - Qysh me largu heliobakterien? 
Kyçu

Qysh me largu heliobakterien?

Arbona D Arbona D | Shendet | 11 November 2017 | 08:18

Që nga viti 1983, kur histopatologu Read Warren dhe gastroenterologu Robin Marshall për herë të parë arritën të provojnë ekzistencën e baktereve spirale në stomak, infeksioni Helicobacter pylori (H. pylori) është në fokus të vazhdueshëm te qarqet shkencore dhe mjekësore. 

Studime të shumta kanë treguar lidhjen midis infeksionit HP me gastritin, ulcerën në zorrën e dymbëdhjetë, ulcerën peptike, kancerin gastrik.

Infeksioni është shumë i zakonshëm në vendet me standarde të ulëta të higjienës, veçanërisht te fëmijët nën dhjetëvjeçar, ndërsa në vendet e zhvilluara ndodh edhe te të moshuarit.

Tani për tani është e pamundur zhdukja e tij, pasi është i përhapur në mbarë botën.

Se, a do të ketë infeksion varet nga aftësia e baktereve për t’u shumëzuar dhe për të mposhtur mbrojtjen e organizmit.

Ajo fillon me hyrjen e baktereve në sistemin e tretjes nëpërmjet ushqimit, duart e pista apo nga fryma e personit të infektuar.

Infeksioni shkakton vjellje, urth dhe dhimbje pak a shumë të rënda në stomak.

Infeksioni HP katër deri në dhjetë herë rrit rrezikun e ulcerës, zakonisht në zorrën e dymbëdhjetë dhe më rrallë në stomak.

Megjithatë, me shërimin e këtyre infeksioneve, shërohet edhe vetë ulcera.

Metodat e përdorura për të diagnostikuar infeksionin HP mund të jenë jo invazive dhe invazive.

Metodat jo-invazive përfshijnë analizën e gjakut e antitrupave, derisa në atë invazive hyn sonda përmes marrjes së mostrës në infeksionin HP.

Mjekimi përfshin një kombinim të antibiotikëve dhe barnat për uljen e sekretimit të acidit dhe probiotikëve.

Ekspertët rekomandojnë ushqime të rregullta dhe të ekuilibruara në intervale prej tre deri në katër orë, duke përtypur ngadalë ushqimin.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme