Qysh Me - Qysh me largu dhimbjen e kokës nga alkooli? 
Kyçu

Qysh me largu dhimbjen e kokës nga alkooli?

Arbona D Arbona D | Shendet | 28 August 2017 | 19:10

Keni pirë alkool një natë më parë, ndërsa mëngjesi ju duket i rëndë nga kokëdhimbja, tashmë ka një zgjidhje. 

Sipas një studimi të ri, përveç qetësuesve të ndryshëm, është birra ajo e cila qetëson dhimbjet.

Përgjatë studimeve shkencëtarët e Universiteti i Grenëich, zbuluan se 2 gota birrë mund të jenë një zëvendësues perfekt i një kokrre paracetamoli.

Sipas shkencëtareve, duke e rritur përmbajtjen e alkoolit në gjak me afërsisht 0.08 përqind, trupi ka mundësinë e reduktimi të intensitetit të dhimbjes.

Dr Tevor Thmopson tha se alkooli mund të krahasohet me ilaçe si kodelina dhe efekti është më i fuqishëm sesa i paracetamolit.

The Indepedent megjithatë shkruan se nuk është ende e qartë nëse alkooli prek receptorët e trurit, apo thjesht ul ankthin, gjë e cila mund ta na bëjë të mendojmë se dhimbja e kokës nuk është edhe aq e padurueshme.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme