Qysh Me - Qysh me i trajtu zhurmat në vesh? 
Kyçu

Qysh me i trajtu zhurmat në vesh?

Arbona D Arbona D | Shendet | 01 November 2017 | 14:56

Shkaqet e zhurmave në vesh janë të ndryshme dhe përfshijnë dëmtimin e qelizave të dëgjimit, sëmundjet në zonën e dhëmbëve dhe nofullave, tumorin e nervit të dëgjimit, sëmundjet e zemrës dhe qarkullimit të gjakut. 

Nëse ndieni një zhurmë dhe tringëllimë të çuditshme gjatë gjithë kohës, është momenti të kontaktoni mjekun. 

Trajtimi i zhurmave në vesh mund të bëhet edhe në mënyrë natyrale.

-Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni dy lugë gjellë uthull molle.

Përziejini bashkë dhe me ndihmën e një shiring hidhni vazhdimisht gjatë ditës 2-3 pika ose në momentet kur ju duket se keni fishkëllima ose ushtima të veshit.

-Merrni 2-3 thelpinj hudhra dhe skuqini me 2-3 lugë gjelle vaj susami.

Pasi të vini re hudhra ka marrë ngjyrë, hiqeni dhe lërini vajin të ftohet.

Me ndihmën e një pikatoreje shtoni 2-3 pikatore vaj në vesh dhe mbulojeni me napë të ngrohur paraprakisht për 30-35 minuta.

Do të ndieni një lehtësim të menjëhershëm.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme