Qysh Me - Qysh me i shmangë vështirësitë gjatë shtatëzanisë? 
Kyçu

Qysh me i shmangë vështirësitë gjatë shtatëzanisë?

Arbona Draga Arbona Draga | Shendet | 15 June 2017 | 11:35

1.Problemet me frymëmarrje.

Gjatë shtatëzënisë mund të paraqiten probleme me jashtëqitjen si rezultat i ndryshimeve hormonale si dhe si mungesë e lëvizjes dhe tëtë ushqyerit e rregullt.

Është me rëndësi që të konsumoni ushqime të pasura me fibra, pemë dhe perime të freskëta, të pini sa më tepër lëngje si dhe të bëni lëvizje të mjaftueshme si dhe duhet të kujdeseni për mbajtjen e duhur të peshës.

Image

 

2.Pagjumësia.

Pagjumësia është një problem i shpeshtë gjatë shtatëzënisë, posaqërisht në gjysmën e dytë të saj. Që të zgjidhni këtë problem, provoni të jeni më aktive fizikisht gjatë ditës meqë lodhja fizike është parakusht që t`ju kap gjumi.

Nëse jeni mësuar të fleni mbi stomak, ju duhet patjetër që të ndryshoni shprehinë tuaj dhe të mësoheni të fleni në krah pasiqë edhe shtrirja në shpinë mund të jetë e dëmshme për foshnjen pasiqë e bllokon qarkullimin e gjakut deri te foshnja. 

Image

 

3.Përzierja dhe të vjellat.

Këto  paraqiten tek shumica e femrave shtatëzëna, edhepse mendohet se ky problem paraqitet vetëm në mëngjes ka mundësi që të ju shoqërojë gjatë tërë ditës.

Tek disa persona ky problem nuk paraqet pengesë të madhe ndërsa tek disa të tjerë komplikohet me të vjella që mund të jenë aq të shpeshta saqë kërkojnë shtrim në spital dhe zëvendësim të lëngjeve të humbura.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme