Qysh Me - Qysh me i lehtësu dhimbjet menstruale? 
Kyçu

Qysh me i lehtësu dhimbjet menstruale?

Arbona D Arbona D | Shendet | 19 October 2017 | 18:14

Edhe pse ne menjëherë nxitojmë për tableta, kjo dhimbje mund të parandalohet me metodat natyrore të tilla si dushi me ujë të ngrohtë.

Ujë i ngrohtë rrit rrjedhjen e gjakut në zonën e legenit që relakson muskujt dhe heq tensionet, thekson gjinekologu amerikan Ellison Dvek.

Më poshtë keni 4 mënyra për të lehtësuar dhimbjet, të cilat janë marrë nga portali 'Women's health'.

Ushtrime

Lëvizja e rregullt heq dhimbjen duke stimuluar lirimin e endorfinës, hormonet për humor të mirë.

Kjo zvogëlon intensitetin e dhimbjes, dhe ushtrimi duhet të fillojë të paktën shtatë ditë para menstruacioneve.

Gratë që ushtrojnë rregullisht rrallë kanë probleme me dhimbje menstruale.

Çaj xhenxhefil

Çaji ka një efekt të dobishëm për shëndetin dhe ngrohja e tyre lehtëson dhimbjet  e barkut.

Xhenxhefili redukton dhimbjet , është kundër inflamacionit dhe heq kontraktimet e muskujve të mitrës.

Orgazmë

Marrëdhënia seksuale gjatë menstruacioneve heq dhimbjet e pakëndshme dhe tensionin.

Orgazma shkakton të kundërtën, kjo relakson muskujt, redukton dhimbjet e barkut, dhe trupi pastaj liron hormonin e lumturisë, oxytocin dhe dopaminë që të sigurojë një ndjenjë të kënaqësisë dhe eliminojë dhimbjet.

Yoga

Ky lloj ushtrimi është veçanërisht i efektshmëm në dhimbje, por edhe uljen e gjakderdhjes.

Relaksimi i thellë është i lidhur me një rënie në nivelet e hormoneve të cilat luajnë një rol kyç në menstruacione.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme