Qysh Me - Qysh me i ditë ushqimet që pastrojnë mushkëritë nga duhani? 
Kyçu

Qysh me i ditë ushqimet që pastrojnë mushkëritë nga duhani?

Arbona Draga Arbona Draga | Shendet | 23 August 2017 | 10:02

Nëse tashmë jeni duke pirë duhan, përpiquni të paktën aq sa mundeni të reduktoni rrezikun nga të sëmurit nga kanceri.

Ka mënyra të ndryshme për të pastruar mushkëritë nga katrani dhe toksinat dhe kështu të reduktoni rrezikun nga shfaqja e infeksioneve.

Ja, lista e ushqimeve që mund t’ju ndihmojnë të pastroni mushkëritë:

Misri i ëmbël

Ky ushqim përmban beta-kriptoksantinën, për të cilën pohohet që mbron mushkëritë nga karcinoma, sepse paraqet antioksidant të fortë. 

Qepa 

Si qepa e bardhë ashtu edhe e kuqja përmbajnë kompozime me veprim antioksidativ.

 Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve në mes të cilave janë infeksionet dhe kanceri i mushkërive.

Te personat që tashmë kanë karcinomë parandalon rritjen e qelizave të reja. 

Xhenxhefili 

Një tjetër mjet i fuqishëm për nxjerrjen e toksinave nga mushkëritë.

Mund të pini çaj nga rrënja e xhenxhefilit, i cili lehtëson frymëmarrjen, ndërsa me shujta mund të hani edhe copa të xhenxhefilit. 

Portokalli 

Përveç që janë burim i pasur i vitaminave, portokajtë po ashtu përmbajnë edhe kriptoksantinë, për të cilën tashmë u tha që ka veprim preventiv kundër kancerit të mushkërive. 

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme