Qysh Me - Qysh me i ditë ushqimet me përmbajtje të lartë hekuri? 
Kyçu

Qysh me i ditë ushqimet me përmbajtje të lartë hekuri?

Arbona D Arbona D | Shendet | 17 August 2017 | 17:01

Hekuri ka shumë funksione në trupin e njeriut.

Shumica e këtyre funskioneve janë rrënjësore për jetesën.

Përdorimet e hekurit ne trupin e njeriut janë si më poshtë:
Hekuri përdoret për prodhimin e hemoglobinës dhe disa enzimave te caktuara të cilat janë të domosdoshme për një trup të shëndetshëm.
Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak ne vende te ndryshme të trupit.

Duke qenë së hekuri është kaq I rëndësishëm për trupin, mungesa e tij mund të çojë në:

Anemi, lodhje dhe rraskapitje, vështirësi në frymëmarrje, pagjumësi, mungesë oreksi, zbehje, etj., gjithashtu çon edhe ne rritje të ngadaltë e të vështirë të fëmijëve.

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë shurdhim, sëmundje kockash, funskionim të dobët të trurit, (fëmijët e kanë të veshtirë të mësojnë e studiojnë).

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë edhe hemoragji të rënda menstruale duke sjellë anemi. Gjithashtu edhe mungesë të gjakut në zorrën e trashë.

Për të mbajtur një nivel normal të hekurit në organizëm, e vetmja mënyrë eshtë të hamë ushqime të pasura me hekur.

Kjo do të na ndihmojë të qëndrojmë larg anemisë, të jemi të fortë e të shëndetshëm.

Lista e ushqimeve të pasura me hekur:

  • Fasulet jeshile
  • Rrënjë rrepash e panxhari
  • Bizelet
  • Patatja
  • Majdanozi
  • Asparagu
  • Lakërishtet
  • Shalqini
  • Misri
  • Lakra e kuqe
  • Barbunjat / bishtajat
  • Farat e sojës
  • Fara Luledielli
  • Fara Kungulli
  • Orizi kaf
  • Gruri
  • Cereali
  • Spageti/Makaronat në përgjithësi
  • Mishi I pulës dhe gjeli I detit
  • Mëlçia
  • Sardelet
  • Mishi
  • Mëlçi pule
  • Kosi natyral
  • Bajamet (dhe vaji i tyre)
  • Kumbullat dhe kajsitë e thata.
Image

 

Komentet

Të Ngjajshme