Qysh Me - Qysh me i ditë faktorët që ndikojnë në përkeqësimin e gastritit? 
Kyçu

Qysh me i ditë faktorët që ndikojnë në përkeqësimin e gastritit?

Arbona D Arbona D | Shendet | 03 October 2017 | 18:36

Gastriti është inflamacioni i shtresës së brendshme të stomakut dhe shkaktari kryesor i tij është infeksioni bakterial nga helikobakter pylori. 

Gastriti është inflamacioni i shtresës së brendshme të stomakut dhe shkaktari kryesor i tij është infeksioni bakterial nga helikobakter pylori.

Ai mund të shfaqet papritur (gastriti akut) ose ngadalë me kalimin e kohës (gastriti kronik).

Në disa raste, gastriti mund të shkaktojë ulcerë dhe rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të stomakut.

Shenjat dhe simptomat e gastritit janë gërryerje ose ndjesi djegie dhe dhimbje në pjesën e sipërme të stomakut, që mund të përkeqësohet ose përmirësohet me ngrënien, të përziera,  të vjella dhe ndjesi e fryrjes në pjesën e sipërme të barkut pasi keni ngrënë.

Një sërë sëmundjesh dhe gjendjesh mund të rrisin rrezikun e gastritit, si sëmundja Crohn dhe sarkoidoza, një gjendje kur qelizat inflamatore rriten në trup.

Faktorët që mund të rrisin rrezikun e gastritit janë infeksioni bakterial, përdorimi i rregull i ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve, mosha e tretë, abuzimi me alkoolin, stresi dhe sëmundje dhe gjendje të tjera shëndetësore.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme