Qysh Me - Qysh me i ditë arsyet e marramendjes? 
Kyçu

Qysh me i ditë arsyet e marramendjes?

Arbona D Arbona D | Shendet | 04 October 2017 | 18:04

Shpesh herë ju ndodh që gjithçka që ju rrethon, rrotullohet dhe ju nuk dini përse. 

Ndaj është e rëndësishme të kuptojmë se marramendja mund të jetë tregues i një problemi madhor.

Sipas ekspertëve, marrja e mendve shkaktohet nga arsye të ndryshme, të cilat më së shumti kanë lidhje ankthin, aneminë, plakjen apo infeksionin në vesh.

Disa shpjegime gjenden më poshtë:

Ankthi - Nëse përveç marramendjes keni edhe shqetësime të tipit nervozizëm, shqetësimeve të ndryshme, rrahje të larta zemre dhe ndjenjën e tmerrit, ka shumë mundësi që ankthi të jetë problemi juaj.

Tension i ulët gjaku - Tensioni i ulët shkakton marrje mendsh, sidomos kur ngrihesh me të shpejtë nga një pozicion ulur ose shtrirë direkt në këmbë.

Plakja - Marrja e mendve ka më shumë mundësi të ndodhë nëse muskujt që gjenden tek sytë, sistemi i balancimit dhe veshi i brendshëm, nuk punojnë më në harmoni me njeri-tjetrin.

Anemia - Lëkurë e zbehtë, pafuqi dhe lodhje janë efektet anësore të anemisë, ose më saktë, e mungesës së hekurit në gjak. Marrja e mendve shkaktohet, pasi nga mungesa e hekurit prodhohen më pak qeliza të kuqe në gjak. Sasia e ulët e qelizave të gjakut do të thotë dhe nivel i ulët oksigjeni në tru.

Infeksion në vesh - Bakteret dhe viruset e ndryshme mund të shkaktojnë marrje mendsh, të përziera si dhe inflamacione në pjesën e veshit të brendshëm, të cilat shkaktojnë humbje të përkohshme të dëgjimit.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme