Qysh Me - Qysh me ditë sa shpesh duhet pastruar dhëmbët? 
Kyçu

Qysh me ditë sa shpesh duhet pastruar dhëmbët?

Arbona D Arbona D | Shendet | 01 August 2017 | 17:33

Dhëmbët janë substancat më të “vështira” të trupit.

Në total janë 32 dhembë, por zakonisht 28 prej tyre mbesin në vend.

Dhëmbët kërkojnë durim, si dhe larje të përditshme

Duhet treguar shumë kujdes nga aciditeti që krijohet natën nga mbetjet ushqimore, si dhe nga plasaritjet e herë pas hershme që ndodhin tek dhëmbët.

Një tjetër rrezik mban dhe çamçakëzi, i cili ndërton boshllëqe midis mishrave të dhëmbëve dhe mund të shkaktojë infeksion, inflamacion dhe dëmtim të indeve.

Higjiena e gojës lidhet me probleme të rënda shëndetësore, si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Megjithatë mesazhet se sa më shumë të kujdesemi për dhëmbët aq më mirë mund të jenë edhe konfuze.

Nga ana tjetër thuhet se mania për të larë dhëmbët pas çdo vakti nuk duhet të ekzistojë.

Qendra këshilluese UK bën me dije se dhëmbët duhet të lahen dy herë në ditë nga dy minuta.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme