Qysh Me - Lëngu natyral që ndihmon largimin e gurëve nga veshkat 
Kyçu

Lëngu natyral që ndihmon largimin e gurëve nga veshkat

Filane Fisteku Filane Fisteku | Shendet | 14 July 2017 | 01:41

Veshkat janë një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë pasi ndihmojnë filtrimin e mbetjeve nga gjaku, për t’i larguar më pas nga trupi përmes procesit të urinimit.

Gjithashtu veshkat janë të përfshira në rregullimin e presionit të gjakut, balancimin e elektrolitve dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në trup.

Veshkat absorbojnë kripërat dhe toksinat me  kalimin e kohës por shpesh herë krijojnë gurë. Sipas studimeve të fundit, një nga dhjetë persona vuajnë nga gurët në veshka.

Kur gurët krijohen, është e preferueshme që ata të largohen pasi mund të shkaktojnë probleme serioze që edhe mund të sjellë dështimin e veshkave, transmeton Qysh Me

Por përpos ndërhyrjes kirurgjike për largimin e tyre ekziston edhe një metodë natyrale, të cilën mund ta gjeni më poshtë.

Përbërësit që ju duhen:

  • 1 portokall i qëruar
  • 1 limon
  • 1 mollë
  • 4 pjesë të shalqirit
  • 4 kube akuj

Përzieni të gjithë përbërësit në mikser (blender) dhe konsumojeni këtë lëng!

Vërejtje: Përbërësit preferohet të jenë organik.

Komentet

Të Ngjajshme