Sallate Ruse

Përbërësit: 
Patate, 4-5 kokrra mesatare
5-6 karota një kavanoz tranguj turshi
2 filxhan kafeje fasule një filxhan kafeje me ullinj
1 limon tre vezë
1-2 gogozhare (speca të kuq)
2 filxhanë bizele fileta peshku,
gjysmë kilogrami majdanoz dhe piper i zi.

Përgatitja: 
Ziejmë fasulet, karotat, patatet dhe bizelet veç e veç. Karotat dhe patatet i presim në kubikë. Vezëve të ziera u marrim vetëm të bardhën të cilën e presim në kubikë, ullinjtë i pastrojmë nga farat dhe i presim. Gjithashtu presim dhe trangujt dhe gogozharet. Filetat e peshkut i presim në kubikë dhe i skuqim me gjalpë. Marrim fasulet, bizelet, vezët, patatet, karotat dhe ullinjtë i përziejmë me gogozharet dhe trangujt e pastaj me peshkun. Shtojmë kripën, majdanoz të grirë dhe një limon të shtrydhur. Shtojmë majonezën dhe përziejmë masën. E vendosim në pjatancë dhe sipër e mbulojmë me majonezë tjetër duke e zbukuruar me ullinj, limon dhe gogozhare. Në të dy ekstremet e pjatës vendosim në njërën kokën dhe në tjetrën bishtin e peshkut. Kështu pjatanca të jep idenë e një peshku. Përgatitja e majonezës: Një filxhan çaji me vaj ulliri, 2 vezë, pak kripë, 1 limondhe pak sheqer. Përgatitet me mikser. Vendosim vezët, lëngun e limonit, pak kripë sheqerin dhe pak vaj. Përzihet duke i hedhur pak vaj dhe limon sa të mpikset.

Qysh me përgaditë sallatë me misër?

Sallatë me tranguj, mentë dhe djath