Sa para mund t’i tërhiqni në bankomat [Video]

Një ndër shërbimet që shfrytëzohet më së shumti në bankë, krahas shumë shërbimeve tjerave është edhe tërheqja e parave.

Këtë shërbim mund t’a përdor secili individ që posedon ndonjërën nga kartelat e Bankës ProCredit, përmes të cilit klientët arrijnë të menaxhojnë kohën e tyre në mënyrë ideale. Përmes bankomateve të vendosur në Zonën 24/7, Banka ProCredit ju ofron fleksibilitet klientëve në shërbimet rutinore bankare të cilat mund t’i kryejnë shpejtë e lehtë.

Limitet e zakonshme për tërheqje në bankomat me kartela të Bankës ProCredit në Kosovë, janë:

  • Ditore: deri në 2,000 €
  • Javore: deri në 5,000 €

Limiti ditor mund të shfrytëzohet me një transaksion të vetëm apo deri në 10 transaksione, ndërsa minimumi i shumës të cilën mund të tërheqin klientët është 10 €.

Klikoni Zonat 24/7 për lokacionet më të afërta.

Shiko videon udhëzuese si të tërhiqni para në bankomat:

Sa para mund t’i tërhiqni në bankomat [Video]

Qysh me i deponu paratë në afat rekord për 1 minutë? [Video]