Rizoto me presh

Përbërsit per 4 përsona:

  • 4-5 gota lëng supe perimesh
  • Vaj ulliri
  • 3 preshë (të pastruara mirë dhe grirë imët)
  • 1 qepë e vogël e grirë imët
  • 1 gotë oriz Carnaroli ose Arborio (oriz per rizoto)
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • ¼ gotë djath Parmezan i grirë
  • 1/3 gotë pana/hopla
  • Kripë

rizoto me presh

Gatimi:

Lëngun e supës e ziejmë në një tenxhere. Në një tenxhere tjetër me bazë të trashë i nxejmë 2 lugë vaj ulliri në zjarr mesatar.  Fërgojmë qepën për 2-3 minuta derisa të bëhet e tejdukshme. Shtojmë preshën dhe fërgojmë për 3-5 minuta derisa të zbutët. Shtojmë orizin dhe e fërgojmë për 2-3 minuta duke e përzier vazhdimisht.

Shtojmë verën dhe e ziejmë derisa të absorbohet lëngu duke e përzier vazhdimisht në mënyrë që orizi mos të ngjitet. Shtojmë një garuzhdë lëng supe, e përziejmë vazhdimisht derisa të shterret lëngu para se të shtojmë garuzhdat tjera. Vazhdojmë të shtojmë nga një garuzhdë lëng supe derisa të zihet orizi.

Largojme tenxheren nga zjarri, i shtojmë 2 lugë gjalpë dhe djathin parmesan dhe përziejmë mirë. Në fund shtojmë panën dhe shtojmë kripë sipas dëshirës.  Rizoton e shërbejmë menjëhere. Pjatën e dekorojmë me erëza sipas dëshirës.