qyshmetro-join-our-family

Supë Franceze me Qepë dhe Hudhra

Supë Franceze me Qepë dhe Hudhra - receta gatimi

Perberesit:

  •  1 kokë hudhër (pastrojini mirë gjithë thelpinjtë)
  •  2 qepë të mëdha, të pastruara e të prera hollë
  •  900 ml lëng pule ose perimesh
  •  1 lugë gjelle gjethe majdanozi, të prera hollë
  •  1 lugë gjelle me gjethe koriandri, të prera hollë
  •  1 lugë gjelle vaj ulliri
  •  1 lugë gjelle lëng limoni
  •  pak kripë e piper të zi, të bluar në çast.

Gatimi:

Në një tenxhere të thellë nxeheni vajin dhe kaurdisni në zjarr mesatar qepët, për rreth 5 min.

Shtoni hudhrat, lëngun e pulës ose të perimeve, 2/3 e erëzave dhe kripën e piperin.

Uleni zjarrin dhe lëreni supën të ziejë ngadalë e mbuluar me kapak, për rreth 20 min.

Në vazhdim, hiqeni nga zjarri dhe shtoni lëngun e limonit. Përziejeni dhe vendoseni sërish në zjarr. Lëreni të marrë një a dy valë dhe hiqeni nga zjarri.

Servireni në pjata, duke shtuar nga lart sasinë e mbetur të erëzave. Shoqërojeni me bukë të zezë.


Nëse keni diçka për të shtuar në temë ju lutem shkruani poshtë tek komentet.

Përgjigju

Email adresa nuk do të publikohet.