Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me pregatit Ramen Japoneze me produkte Shqiptare 
Kyçu

Qysh me pregatit Ramen Japoneze me produkte Shqiptare

Dora T Dora T | Receta | 05 June 2018 | 13:09

Si popull, te gjithe kemi pasion ushqimin. Pse jo? Na mbane gjalle dhe na ofron lezet qe nganjehere jeta na konfiskon. Pse te mos hame diqka te mire dhe plote me vitaminat e duhura? Kam takuar shume Shqiptar/e qe dojne te hajne ramen autentike dhe mungesa e produkteve ne Kosove ka bere qe shume te dorezohen. Une jo! pas sfidave te mija, do ju jap rezultatin me kenaqes, dhe, si fanse e ushqimit, mund te them qe rezultatin e kam ngrene me lezet. 

01 nga 02Perberesit Shqiptare per 2-3 persona:

Nje veze e zier (opsionale per ata me diete vegane)
3 qepe te reja
2-5 file mishi (pule, derri, viqi, qfaredo te preferoni dhe krejtesisht opsionale)
Sa te doni salqiqe (opsionale)
1-3 luge te mesme vegete
2 luge te vogla piperi
1 luge te vogel kripe
Sa te doni spinaq
1/2 kavanoz kerpudhash
2 karrota te zhveshura
1/2 hudher
Vaj ulliri
1 spec
3 patate te reja
1 filxhan karkalec (opsionale)
1 luge e vogel oregano
1 paketim spageti per gatim
1 gote vere (per atmosfere)
1 album te nje artisti/je te preferuar (per atmosfere)
02 nga 02Pergditja:
Merrni nje ene te thelle dhe mbusheni me 4 gota uje. Shtoni erezat (kripen, piperin, vegeten dhe oreganon). Vendoseni ne shporet ne ngrohje te mesme. Kur uji fillon te avulloje, shtoni makaronat. Leni te zien teksa punoni me perberesit tjere. Merrni nje salqiqe dhe e ndani ne mes, anen e prere e prehni ne mes por jo deri ne fund, beni ne poziten e kundert qe salqiqeja te prehet si yll ne kete menyre kur vendoset per fergim, anet do te drredhohen si bishta oktapodi qe eshte e kenaqshme estetikisht. Fergoni te gjithe perberesit e prehura deri sa zbuten. Shtoni ne supen e krijuar. Servoni ne nje pijate te thelle dhe shijoni frytet e mundit tuaj!


 

 

Komentet

Të Ngjajshme