Qysh Me - Qysh me përgaditë toptha patatesh? 
Kyçu

Qysh me përgaditë toptha patatesh?

Arbona D Arbona D | Receta | 12 June 2017 | 14:54

Përbërësit:

  • 300 gram patate
  • 2 lugë miell
  • 3 lugë margarinë
  • 1 vezë
  • Piper
  • Kripë
  • Vegetë
  • 100 gram djathë.

Shtypen patatet e ziera në ujë të kripur në një enë të thellë.

Në patate shtohet margarina, mielli, veza, kripa, piperi dhe vegeta.

Në fund shtohet djathi i grimcuar apo i grirë në rende.

Përzihet masa mirë dhe nga kjo masë nxiren toptha të madhësisë së dëshiruar.

Topthat kalohen në vezë e pastaj në prezlla dhe fërgohen në vaj të nxehtë.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme