Notice: Undefined index: subtitle in /var/www/html/framework/lib/title.class.php on line 16
Qysh Me - Kërko - Qysh me përgaditë qofte me susam? 
Kyçu

Qysh me përgaditë qofte me susam?

Arbona D Arbona D | Receta | 25 January 2018 | 08:29

Përbërësit:

  • 500 g mish të bluar (i përzier)
  • 50 g thërrime buke
  • 50 g djathë
  • një lugë salcë kosi
  • hudhër në granula
  • një lugë çaji mustardë
  • 1 ve, majdanoz
  • erëza
  • piper
  • arrëmyshk
  • 150 g susam
  • gjalpë dhe qepë.

Përgatitja:
Thyejeni vezën në mishin e bluar, shtoni thërrime buke, pluhur djathi, salcë kosi, majdanoz, hudhër në granula, mustardë, pakëz arrëmyshk, dhe shtoni erëza C dhe piper. Përziejeni mirë derisa të fitoni përgatitjen e përshtatshme për formësim.

Përgatitjen ndajeni në katër pjesë, pastaj formoni qoftet dhe me duar holloni. Rrotulloni në susam dhe vendosni në një tepsi të veshur me letër për pjekje.

Në secilën qofte vendosni pakëz gjalpë.

Piqni në furrë në 170 gradë rreth një orë. Shërbeni me salcë kosi, në të cilën mund të shtoni pakëz qepë të copëtuar dhe erëza.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme