Qysh Me - Qysh me përgaditë kos? 
Kyçu

Qysh me përgaditë kos?

Arbona D Arbona D | Receta | 14 November 2017 | 15:32

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 100 gram kos

Fillimisht duhet të nxiret kosi nga frigoriferi disa orë më parë, në mënyrë që të arrihet temperature ambientit, për arsye se fermented janë shumë delicate në luhatjet e temperaturës?

Fillimisht mund të bleni një gotë kos në treg, e pastaj herët e tjera mund të përdorni kosin e përgaditur në shtëpi.

Vihet qumështi në zjarr.

Ndërkohë që qumështi arrin procesin e vlimit, largojeni nga zjarri dhe lihet të ftohet deri në temperaturë 45 gradë.

Në një termus hidhen dy lugë gjelle kos dhe hapet mirë në sipërfaqe.

Pasi qumështi të ketë temperaturën e kërkuar shtojeni pjesë pjesë në termus duke e përzier vazhdimisht.

Mbyllet me kapak dhe lihet për rreth 7-8 orë.

Futet në frigorifer para shërbimit.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme