Qysh Me - Qysh me përgaditë kofshë pule të marinuar? 
Kyçu

Qysh me përgaditë kofshë pule të marinuar?

Arbona Draga Arbona Draga | Receta | 20 June 2017 | 17:36

Përbërësit:

  • 1 kg kofshë pule
  • 50 ml vaj ulliri
  • Piper
  • Hudhër
  • Lëngu i ½ limonit
  • 1 lugë miell
  • ½ gote ujë
  • 1 katrorë supe.

Vendosim kripë dhe  piper në kofshët e pulës, dhe i fërgojmë nga të gjitha anët dhe i shtojmë hudhrën.

Përzihet vaji me lëng limoni dhe katrorin e supër dhe hidhet mbi kofshë.

Përzihen mirë dhe rrinë në vend të ftohtë për disa orë.

Vendosen në tepsi kofshët për tu pjekur për afër 30 minuta.

Lëngu i marinuar nxehet dhe në të hidhet mielli i cili fërgohet 5 minuta.

Shtohet ujë duke e përzier vazhdimisht.

Shërbehen si salcë mbi kofshë.

Image

 

Komentet

Të Ngjajshme