Qysh Me - Lëngu që freskon trupin dhe shkrin kilogramët 
Kyçu

Lëngu që freskon trupin dhe shkrin kilogramët

Filane Fisteku Filane Fisteku | Receta | 22 July 2017 | 17:18

Temperaturat e larta bllokojnë oreksin. Për t’jua lehtësuar punën në kuzhinë dhe për t'u ushqyer me kalori të shëndetshme, ju sjellin recetën që ju freskon dhe ju ndihmon të humbni në peshë, transmeton Qysh Me.

Përbërësit:

  • – 2 grushte spinaq;
  • – ½ e gotës mjedra;
  • – ½ ke trangullit (i paqëruar);
  • – disa gjethe mente;
  • – një lugë lëng limoni ose portokalli.

Përgatitja:

  1. Pastroni pemët dhe perimet;
  2. Mjedrat dhe trangullin e preni në copëza;
  3. Të gjithë së bashku i hidhni në blender;
  4. Përzieni mirë gjithçka.

Lëngu përmban: hekur, fibra, proteina, elektrolite, kalium, magnez, vitamina K,A,C,B1 i B6, acid folik dhe flavonoide.

Komentet

Të Ngjajshme