Ravioli me djathë e kërpudha

Ravioli me djathë e kërpudhaPërbërësit:

400 g ravioli me djathë,
200 g kërpudha,
1 brokoli,
200 g djathë mocarela,
200 g domate të konservuara,
200 g domate qershiza,
1 pako salsiçe pule,
2 dl supë viçi,
vaj ulliri,
borzilok,
majdanoz,
erëza sipas dëshirës,
kripë dhe piper.

Përgatitja:

Ravioli zihen në ujë me kripë dhe kullohen. Brokoli pritet dhe zihet në ujë me kripë. Kërpudha dhe domatet e konservuara priten në katrorë, ndërsa mocarela, domatet qershiza dhe salsiçet priten ne rrathë. Në pak vaj ulliri kaurdisim kërpudhat, domatet ,borziloku dhe erëzat. Të gjitha kaurdisen duke shtuar supë kohë pas kohe derisa të zbuten kërpudhat. Pastaj shtohen salsiçet e pulës dhe kaurdisen të gjitha, për rreth 10 minuta. Në këtë përbërje shtohen edhe brokolit dhe raviolit. Në një tavë qelqi të lyer me vaj hedhim masën e përgatitur. Pjesa qendrore mbulohet me rrathë mocarela,anash vendosim domatet qershiza dhe i pjekim në furrë me 200 gradë për disa minuta.

Qysh me përgaditë kifle me kakao?