Qysh me zhdoganu makinën?

Për zhdoganimin e veturës, duhet të ofroheni te Pika Doganore më e afërt (psh. Prizren, Pejë, Podujevë, Terminalet në Prishtinë, etj).

Nëse vetura është importuar me qëllim të zhdoganimit, me targa të përkohshme të lëshuara nga vendi eksportues, duhet të keni një faturë të shitblerjes së veturës, deklaratën eksportuese nga vendi eksportues, librezën e qarkullimit dhe një dokument identifikimi.

Nëse vetura nuk është importuar me qëllim të shitblerjes apo zhdoganimit, por shitblerja ka ndodhur pasi që vetura veçse ka hyrë në Kosovë, atëherë duhet të keni faturë apo kontratë shitblerjeje por edhe nëse nuk keni një të tillë mjafton Libreza e Qarkullimit të shtetit nga i cili ka ardhur vetura, si dhe dokumenti i identifikimit.

dogana e kosoves

Pasi të jeni ofruar te pika doganore më e afërt, e parkoni veturën në terminalin doganor, dhe dokumentet i dorëzoni tek agjentët doganor (kompani private) për përgaditjen e dokumenteve, të cilat pastaj dorëzohen tek zyrtarët doganor.

Në bazë të llojit të veturës, vëllimit, vitit të prodhimit, nga ana e oficerëve doganor bëhet pranimi i dokumenteve dhe vlerësimi i veturës, e cila vlerë bëhet me katalogun që posedon Dogana e Kosovës. Vlera e deklaruar, varësisht çmimit të paraqitur dhe gjendjes faktike pranohet apo nuk pranohet. Në rast se vlera faturale nuk pranohet atëherë bëhet ri-vlerësimi i veturës me anë të katalogut.

Pas vlerësimit dhe pranimit të dokumentit të paraqitur, bëhet shiqimi i veturës dhe krahasimi i të dhënave të paraqitura me ato faktike (nr i shasisë, modeli i veturës, ngjyra, numri i dyerve dhe detaje të tjera).

Pasiqe gjithçka është në rregull, ju lëshohet një fletëpagesë e cila tregon detyrimet (taksat) që duhet paguar për zhdoganimin e veturës. Pas kësaj procedure ju ende nuk do të mund të merrni dokumentin i cili dëshmon se keni kryer procedurat e zhdoganimit, pasi që ju duhet të shkoni edhe në QAK – Qendra e Automjeteve të Kosovës, e cila gjendet ne fshatin Miradi e Epërme – Fushë Kosovë, ku atje duhet të kryhet homologimi i veturës.

Nëse vetura i plotëson kushtet e zhdoganimit, nga QAK ju lëshohet nje certifikatë, me të cilën duhet të ktheheni edhe njëherë në zyrën doganore ku keni filluar procedurën e zhdoganimit për të marur dokumentin unik doganor, dhe për të përfunduar procedurat doganore.

Nëse vetura nuk është importuar me qëllim të shitblerjes apo zhdoganimit, por shitblerja ka ndodhur pasi që vetura veçse ka hyrë në Kosovë, atëherë së pari duhet të shkohet ne QAK, të mirret dokumenti që dëshmon se vetura i plotëson kushtet e zhdoganimit e pastaj të paraqiteni tek pika më e afërt për vazhdimin e procedurës së zhdoganimit të veturës (pjesa që cekëm më lartë).

VËREJTJE: Vetura nuk duhet të jetë më e vjetër se 13 vite (p.sh. në vitin 2014 nuk mund të zhdoganohet vetura e vitit 2000 apo më e vjetër)

  • Mevlan

    Pershendetje, desha te pyes per veturen e cila esht me e re se 8 vite pra 8 ose me pak.. a ka akciz sepse shablloni i publikuar thot 0-8 nuk ka e 8 fillon me 500 euro. kurse kete shabllon nuk e pranojn dhe nuk e njohin ne dokan,
    Faleminderit

  • Mevlan

    Pershendetje, desha te pyes per veturen e cila esht me e re se 8 vite pra 8 ose me pak.. a ka akciz sepse shablloni i publikuar thot 0-8 nuk ka e 8 fillon me 500 euro. kurse kete shabllon nuk e pranojn dhe nuk e njohin ne dogan,
    Faleminderit

  • blendi

    desha te pys sa me kushton dogana e makines si kam une makina esht bmw x3 2000 nafte e muaj nentor e vitit 2004

  • aiqe

    e qysh duhet me zhdoganu traktorin 57sh bree hyhyhy.

  • Patris

    Pershendetje deshta me pyt per kerret oldtimera a doganohen ne kosove me kan than qe jo deshta me ju pyt ma saksisht naj info flm

  • enver

    Nese mund t’a di, vetura e cila eshte e prodhimit janar 2001, a mund te zhdoganohet pasi qe ne janar 2014 i ka bere 13 vite, apo vlen vetem per veturat e vitit 2000 pa dallim muaji ne te cilin eshte prodhuar vetura. Shpresoj se isha i kjarte ne pyetje, pres pergjigje.

  • Ferid

    Pershendetje desht à me dit per makin nese asht e ndeshjes edhe ika airbakat e dalt edhe evrame por qe punon à asht malir per regjisrim faliminderit

  • Meriton

    Pershendetje desha te pyes qefar viti doganohen kamionat dhe kombat ju lutum tum jepni pergjigje .Meriton

  • Isufi

    ne baze te tabeles ne internet per vlersimin e kerreve te perdorura, kerri i im ka vleren 6.381,00 €

    Ja edhe rezultati nga Tabela

    Aktueller Händler-Einkaufswert incl. Mehrwertsteuer und Serienbereifung 6.381,00 EUR

    A pranohet ky vlersim apo keni ju ndonje Tabele apo Tarife tjeter ?
    Kerri esht PASAT varjant comfort line 2.0; 103KV 140 PS V.P. 18.10.2006. dhe i ka te kaluara 122000 Km

    • vesa

      O Isuf e gëzofsh ti atë Passat Variant.Sa i përket llogarive që ju keni marrur nga një Autowerkstat është korrekt,por në Kosovë këndojn bylbylat shum ma ndryshe se sa në Gjermani.Mjerisht më fal në shprehje.Kosova është shteti numër një në Botë për Korrupcion.Zoti të ndihmoft se jo qeverija e Kosovës.

  • Halim

    Nuk e kam te qart se si asht zhdoganimi per automjete transporti si pikap.

  • Maxhun

    Mierdita une kam nji pytje: une kam pas rast se kam hye me makin nga xhermania mercedes viti 2012 eka ndodh ndeshje mas nji kohe qe isha ne pushim une nuk isha fajtor fundi i kti rasti erdhi sigurimi mu perxhixh ne nji shum shum te vogel u ankova se murren per baz dhe me shkrun se ne pagujm domin si mbas standartit te kosoves edhe spata qaboj domi ishte shum i madh. pxtja jeme asht vitin e kalum e kom duganu nji kerr per dial e vlera ekerri nuk ishte aqsa ata e ceken neper mes vitit prodhimit e katallogut juaj qe posedoni ejo simbas standardit kosoves apo aqsa kishte vler kerri nudashten me dit per ate.jan xhana te verteta se kjo ishte ajo qe due me cek se po te njifsha dikend ne kto organe kisha pas me kaluar ndryshi sikur shum tjer si i die une,deri kur kshtu ozot neket vend te nemun po tenemur jan xhith ata qe skan e senjohin kon ne ket organizat korruptuse. flm

    • vesa

      Lajmrohu te sigurimi yt ne Gjermani, e sigurimi i Gjermanijes merret vesh me te Kosoves.Duhesh mi pas te gjitha rrethanat e ndeshjes apo incidentit.

  • Fidan

    Sa kushton dogana e automjetit golf 5 2006 1.4 benzins ju faleminderit

  • vesa

    Dëshiroj që nga Gjermanija me sjell një Mercedes E 270 CDI me 2685 Kubik. Sa do më kushton e krejt makina me të gjithat kostot elementare për ta regjistruar në Kosovë.

  • Adnani

    Nuk po mundem ta kuptoj kur une e blej nje makin te re me 00 km qe shitet nga prodhusi AUDI ku nuk besoj qe ky prodhush ben leshime ne automjetet qe prodhon ,ku posedon mjetet ma moderne per testim pse kam nevoj me testu me ba homologimin ne QAK , kjo QAK a eshte pjes e hajnis qe i beni popullit apo pron e naj politikanit.

  • Luan

    Përshëndetje të gjithëve,
    Qdokund po flitet vetëm për zhdoganim të Automjeteve! Askund nuk po mundem me gjetë informata për zhdoganimin e Motorçikletave, (Tarifat, vjetërsia e lejuar, Akciza etj.).
    A mundet dikush të më informoj, ku ta gjejë rregulloren e zhdoganimit të Motorçikletave? (prej 500-1500cm3/kubik).
    Ju falenderohem shumë për qdo informatë.
    * Me nderime Luani

  • Dini

    Shoki si kah mundci nje vetur Manuel e tjetra automatikik te ken dallim ne zhdokàim kur e njejta vetur diferenc eshte shembull 700 evro ne makin qe posedoj a nuk eshte kjo hajni me diplom

  • Albert Gjoni

    Pershendetje.
    A mund ta di sa me behet nje vetur me regjistru deri ne table?
    Eshte Fait Punto 1.3 diesel viti 2003 i ardhur nga Italia

  • Afrim

    Sa me kushton me doganu bmw 330 d viti prodhimit 2003 ka 150 kawe disel limosin 5 dyr

  • haki fazlijaj

    akish pas munsi me pas ni tabel^me te gjitha veturat ejep tipin vitin opcionet edhe me dal rezultati psh landrover frillander 2006 viti motorri 2.0 fuqija 80 kw automatik familjar me 5ulse me targa rks sa kushton komplet

  • lorenc

    sa me duhet te paguaj per me zhdoganu nje motor te vitit 92 600cc

  • hamza

    sa me kushton zhdoganimi i nje veture tipit seat leon viti 2007

  • Avni

    mirdita , e kom nje veture te tipit OPEL ASTRA 1.3 CDTI ECO FLEX , Berline
    VITI 03/2010,
    Motori: 1.248 cm³
    Cilinders: 4
    Pesha: 1.380 kg
    CO2 emissie: 137 g/km
    Ulset: 5
    Shuma e dyerve: 5.

    sa do te me kushtoj doganimi dhe homologimi i ksaj veture ju flm , pres pergjigje .

    • Avni

      dhe kjo veture i ka 90 kuaj fuqi 66 kw

  • [email protected]

    Sa kushton doganimi I peugote 307 hdi disel 2000cc viti I prodhimit 2002

  • meha

    aA din naj kush sa bahet me doganu ni pasat 3C. 2007, 2.0 kofsi e. Ka doganu naj kush a mun mem tregu. Edhe po thojn se sjan te mir. A jan te ndiahëm ne dizne . Flm per mirkuptim.

  • meha

    aA din naj kush sa bahet me doganu ni pasat 3C. 2007, 2.0 kofsi e. Ka doganu naj kush a mun mem tregu. Edhe po thojn se sjan te mir. A jan te ndiahëm ne dizne . Flm per mirkuptim . Kaloni mir

  • rexhep

    Përshëndetje të nderuar,
    Jam i interesuar të blej një automobil në Gjermani dhe lidhur me këtë ju pyes:

    – A kam të drejtë si qytetar i Kosovës, pra me vizë Shengen, ta blej automobilin dhe ta sjell përmes Serbisë?

    Nëse kemi ndonjë kusht tjetër, ju lutem ma shjegoni!

    Faleminderit për mirëkuptim!

    r.t.

  • [email protected]

    Pershendetje. Nese une kam bler makin me targa shqiptare dhe kam kontraten e shitblerjes, cfar duhet te bej ?

  • Afrim

    Aka mundesi me dit per bmw 330d diles 150 kawe me 6 shpejtsi mundesish me trego i se du me doganu ta di sa me kushton

Qysh Me Ndeze Makinen?

Qysh Me Nderru Filterin e Ajrit ne Makine?