Qysh me vepru kur laget laptopi?

Nëse veprojmë shpejt, mbase mund të shpëtojmë laptopin tonë.

Ja disa këshilla:

1.Nëse duam që të mos laget laptopi duhet të evitojmë lëngjet pranë tij.

Por, nëse laget duhet të veprojmë shumë shpejt: ta fikim pa pritur që të mbyllet Windows, ta heqim nga priza dhe t’i heqim bateritë.

Kjo bëhet për të evituar që lëngu të hyjë në kontakt me qarqet e aparatit.

2.E kthejmë përmbys në mënyrë që lëngu që ka rënë në butonat e tastjerës të bjerë në tokë.

Më pas, thajeni tastjerën me peshqir.

3.Nëse lëngu që derdhet mbi kompjuter përmban sheqer pastrimi duhet bërë me solucione specifike.

4.Pasi ta keni tharë prisni disa ditë para se ta rindizni.

Në këtë mënyrë e gjithë lagështia do të jetë tharë dhe kompjuteri ose laptopi do të punojë sërish pa probleme.

laptop

Qysh me ndal autocorrect-in në Skype në Windows 8?

Qysh me u bo kodues?