Qysh me ulë nivelin e kolesterolit?

E rëndësishme është që të konsumohen fruta dhe perime, sidomos në stinën e verës ku organizmi ka më shumë nevojë për produkte të pasura me ujë dhe lëngje.

Studimet e bëra kohët e fundit kanë zbuluar se disa ushqime, përgjithësisht fruta dhe perime për vetë aftësinë e tyre për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak janë quajtur “super” ushqime.

Këto ushqime janë ndër të paktat “produkte” që kanë specifikën e rregullimit të nivelit të kolesterolit në gjak dhe e mbajnë atë në nivelin e duhur.

1- Tërshëra
Kur disa gra në Universitetin e Torontos në Itali në funksion të një studimi që po kryenin shtuan në dietën ditore tërshërën dhe krundet, vunë re se gjendja e zemrës, presioni i gjakut, niveli i kolesterolit në gjak, gjendja e përgjithshme shëndetësore u përmirësua në 11 për qind. Tërshëra është e pasur në Potasium, i cili mban nën kontroll presionin e gjakut, si dhe me vitaminë E të gjendur edhe te drithërat.

2- Bajamet
Studimet e kryera nga Universiteti Tufts në vitin 2005 zbuluan se në lëkurën e bajameve ndodhen substanca të tilla, të cilat ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit, një proces i cili mund të shkatërrojë qelizat e gjakut dhe të shkaktojë rrezik për atak kardiovaskular. Bajamet janë të pasura me magnez dhe Vitaminë E, të cilat luajnë rol në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Të bajamet ka përbërje magnezi.

3- Batha dhe thjerrëzat
Në rezultatet e raportuara në kronikat e Mjekësisë Internacionale në vitin 2005 u tregua se personat të cilët kishin përfshirë bathën dhe thjerrëzat në dietën e tyre ushqimore kishin normalitet në nivelin e kolesterolit rreth 2 herë më shumë se ata persona që nuk i konsumonin këto prodhime, të cilët ishin nën frikën e një tensioni të mundshëm apo problemë të ndryshme që kanë të bëjnë me gjakun dhe zemrën.

4- Boronicat
Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidant shumë të fuqishëm të quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura, gjë që u raportua në vitin 2004 nga shkencëtarët e Shërbimit Kërkimor Agrikulturor. Boronicat janë të pasura më vitaminë C, e cila është e përbërësi kryesor i kolagjenit dhe përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut.

5- Avokadot
Përbërësit ushqimorë të pangopur te avokadot kanë rezultuar si përbërës, të cilët janë të aftë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe për të shmangur atë tip të kolesterolit i quajtur “i keq”. Efekti i avokadove vërehet sidomos te ata persona që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak. Avokadot janë të pasura me magnez, i cili është i nevojshëm për disa nga proceset bazë të organizmit dhe vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike.

6 – Karota

Në trupin tonë Beta Karoteni, proteinë e cila gjendet tek karotat, është i shndërruar në Vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta Karoteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallatat jeshile.

Raw salmon steaks

Qysh me shmangë mungesën e vitaminës D?

Qysh me i ditë përfitimet nga çaji kamomil?