Qysh me u regjistru si ofertues i kualifikuar?

Çfarë hapa duhet të ndërmirren për regjistrim?

Kontaktoni Zyrën Qendrore të AKP-së në Prishtinë, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë për më shumë detaje. Së paku 5 ditë pune para ditës për dorëzimin e ofertave ju duhet të dorëzoni kërkesën për regjistrim me dokumentet në vijim:

1. Informatat e juaja për kontakt

Kjo është një letër ku janë të shkruar:

  • Emri juaj
  • Adresa (të gjitha adresat e juaja gjatë vitit)
  • Qyteti dhe shteti ku jetoni
  • Numri juaj i telefonit/mobilit/faksit
  • Adresa e e-mailit tuaj
  • Të dhënat e mësipërme në lidhje me ndonjë përfaqësues

2. Deklarata e kualifikueshmërisë

Kjo është një letër që do të shkruhet nga ju. Aty ju konfirmoni dhe pohoni se nuk jeni ofertues me ndalesë ofertimi, siç është përshkruar me nenin 4 të Rregullave të Tenderit.

3. Paraqitja e ofertës si individ

Nëse ju paraqitni ofertë si individ, duhet të dorëzohet kopja e letërnjoftimit/pasaportës tuaj si dhe certifikata e cila tregon se ju nuk jeni nën hetime.

4. Paraqitja e ofertës si subjet juridik

Nëse paraqitni ofertën si subjekt juridik/ortakëri/konzorcium, duhet të dorëzoni kopjen e regjistrimit të biznesit tuaj/kopje të dokumenteve themeluese, përfshirë të dhënat mbi identitetin e pronarëve përfitues dhe personave kontrollues si dhe certifikatat të cilat tregojnë se pronari/bashkëpronarët/partnerët nuk janë nën hetime.

5. Autorizimi

Nëse ju geni përfaqësues i ndonjë entiteti, ju duhet të identifikoni atë entitet. Gjithashtu, ju duhet të siguroni të gjitha dokumentet e listuara më lartë, përfshirë deklaratën e kualifikueshmërisë, kopjen e letërnjoftimit/pasaportës tuaj si dhe certifikata e cila tregon se ju nuk jeni nën hetime.

Screen Shot 2014-04-18 at 12.14.08

Çfarë ndodh pasi i dorëzoj dokumentet e kërkuara?

Kërkesa për regjistrim si ofertues i kualifikuar dhe dëshmitë e bashkëngjitura, shqyrtohen nga komisioni vlerësues.

Agjencia do t’ua lëshojë certifikatën për regjistrim e kualifikueshmërisë, e cila përmban edhe numrin e regjistrimit të kualifikueshmërisë, vetëm nëse vendimi i komisionit vlerësues është pozitiv.

Vërejtje: Nuk mund të dorëzoni ofertën nëse nuk jeni i kualifikuar!

Qysh me i përgaditë dokumentet për ofertim?

A kualifikoheni për 20% ?