Qysh me u regjistru online si diasporë?

Kush mund të regjistrohet: 
Çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje familjare nga Kosova.

Qëllimi
Qëllimi i Regjistrit është evidencimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor, si dhe zbatimi i politikave të përgjithshme në mbështetje të pjesëtarëve të diasporës dhe të mërgatës nga institucionet e Republikës së Kosovës, shtetet ku jeton dhe vepron diaspora e mërgata dhe formave të organizimit të tyre.

Saktësia e të dhënave
Të dhënat në Regjistër duhet të jenë të sakta.

bota

Çfarë përmban regjistri: 

  • Kartela individuale përmban të dhënat personale, arsyen e shpërnguljes, profesionin etj.
  • Kartela familjare përmban bashkësinë e personave që deklarojnë se jetojnë bashkë.
  • Regjistrimi i bizneseve -pronësia e biznesit, lloji i veprimtarisë dhe aktiviteti i biznesit të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës.
  • Regjistrimi i shoqatave, i klubeve dhe i organizatave të ndryshme të diasporës dhe mërgatës.

Siguria e të dhënave
Profili juaj dhe të dhënat do të jenë të mbrojtura sipas Ligjit nr. 03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Hapi 1:
Adresa e platformës elektronike për t’u regjistruar është www.rdks.info

Hapi 2:
Me hapjen e webfaqes do të ballafaqoheni me një proces të thjeshtë për t’u regjistruar ku ju shfaqet kjo tabelë për regjistrim në këndin e majtë të poshtëm, ku ju duhet t’i plotësoni Emrin, Mbiemrin, E-mailin dhe Fjalëkalimin

Qysh me u regjistru online si diasporë?

Ndërsa pasi që të jeni të regjistruar, herët e tjera ju mund të kyçeni direkt duke shkruar E-mailin dhe Fjalëkalimin.

 

 

 

Qysh me u regjistru online si diasporë?

Qysh me pasuru edukimin e Fëmiut?

Qysh me pergatit Fëmiun për ditën e parë në Shkollë apo Çerdhe?