Qysh me u pajisë me certifikatë të lindjes?

Nëse jeni të regjistruar, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i të lindurve për ju.
Në secilën dosje të Regjistrimit të Lindjes duhet të gjendet komplet dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e lindjes. Dokumentacioni që përmban dosja ndryshon varësisht nëse lindja ka ndodhur në institucion shëndetësor, jashtë institucionit shëndetësor apo jashtë vendit.

newborn baby girl in pink knitted bear hat

Nëse konstatohet se në dosjen e regjistrimit të lindjes gjenden:

  • Kërkesa për regjistrimin e lindjes
  • Fletë lëshimi i institucionit shëndetësor publik apo privat ku ka ndodhur lindja,
  • Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
  • Procesverbali për pranimin e atësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor,
  • Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit për prindërit e fëmijës. Për fëmijët e braktisur, vërtetimi i organit të kujdestarisë.

– Për fëmijën e lindur jashtë institucioneve shëndetësore (në shtëpi) lëshohet, në dosjen e regjistrimit të lindjes duhet të gjenden këto dëshmi:

  • Kërkesa për regjistrimin e lindjes,
  • Vërtetimi i institucionit shëndetësor për vaksinimin e kryer,
  • Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
  • Procesverbali për pranimin e atësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor,
  • Deklarata e së paku dy dëshmitarëve që kanë asistuar gjatë lindjes apo kanë njohuri të drejtpërdrejta për lindjen e fëmijës jashtë institucionit shëndetësor,
  • Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës.

– Për certificatë të lindjes për fëmijën e lindur jashtë territorit të Kosovës duhet që në dosjen e regjistrimit të lindjes gjenden:

  • Kërkesa për regjistrimin e lindjes,
  • Certifikata e lindjes internacionale apo ekuivalenti i lëshuar nga shteti i lindjes,
  • Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
  • Procesverbali për pranimin e atësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor,
  • Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës.

Certifikata e lindjes, vlen për afat të pakufizuar, nëse nuk pëson ndryshime në të dhëna, përveç në rastin kur përdoret për martesë sipas LSC.

  • Familja musliu

    Pershendetje,me cilin dokument duhet te paise femiet per kalinin Serbi—KOSOV, Qertefikat,apo Ekstrakt?? Ju lutemi na ktheni pergjigjeje,me respekt familja Musliu nga zvicra