Qysh me u kujdesë për kafshët gjatë dimrit?

Kontrolloni shëndetin e tyre.
I çoni kafshët tek veterineri për një kontroll dimëror përpara se koha të jetë tepër e ftohtë. Veterineri do të shohë në se kafsha juaj ka probleme shëndetësore, të cilat mund ta bëjnë të ndjeshme ndaj të ftohtit.

Tendencat e modës dimërore nuk janë vetëm për njerëzit.
Ashtu si neve na pëlqen të kemi ngrohtë gjatë dimrit, edhe disa nga kafshët shtëpiake duhet të vishen për të mos ndjerë të ftohtit. Vishuni diçka kafshëve tuaja leshtore kur dilni me to për shëtitje, në mënyrë që ato të mos kenë ftohtë gjatë shëtitjeve në dimër.

screen-shot-2016-10-18-at-6-49-35-pm
Në dimër, makina mund të krahasohet me akullin e frigoriferit.
Mos e lini kurrë macen apo qenin tuaj në makinë pa mbikëqyrje gjatë muajve të ftohtë të vitit. Kafsha rrezikon të vuajë nga hipotermia e rëndë në makinën e ftohtë si frigorifer.

Mbroni gëzofin e kafshës nga të ftohtit .
Kur temperatura zbret nën zero, kafshët nuk duhet të lihen jashtë për një kohë të gjatë, sidomos macet, qentë me qime të shkurtër apo qentë e vegjël, sepse ata janë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Këto kafshë merri për shëtitje të shkurtra dhe vishuni diçka.

Hidratimi.
Kujdes për enën e ujit të pijshëm të kafshës! Mund të ndodhë që uji të akullzohet dhe kafsha të mos arrijë ta pijë, kështu që ajo do të detyrohet të pijë ujin e pellgjeve, të cilat mund të jenë të ndotura.

Qysh Me i Mbajte Lepujt?