Qysh me i transmetu vlerat morale tek fëmijët?

Vlerat morale luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijës në përputhje me vlerat njerëzore.

Prindërit duhet të ndjekin nga afër zhvillimin e sjelljeve të fëmijës që nga mosha 3-4 vjeçare kur fillon të krijojë personalitetin e tij dhe duke filluar nga mosha 7-8 vjeçare kur fëmija fillon të kuptojë nocionin e vlerave morale duhet të fillojë t’ia mësojë ato.

  1. Prindi duhet të jetë një shembull i mirë për fëmijën. Nëse prindi gënjen vazhdimisht, shan dhe ofendon, deshifron mangësitë e njerëzve në prani të fëmijës, atëherë është krejt normale që edhe fëmija të pasqyrojë të njëjtat sjellje.
  2. Nuk duhet harruar se metoda juaj e mbështetur tek dashuria nuk praktikohet siç duhet as në shkollë e as në shoqëri. Vlerësimi i fëmijës dhe shprehja e dashurisë mundëson ‘hapjen e dritareve’ ndaj jush gjithashtu lehtëson dhe përvetësimin e vlerave morale. Nëse jeni ofendues ndaj fëmijës atëherë reagimi i fëmijës mund t’i drejtohet vlerave morale të cilat ju mundoheni t’ia shpjegoni. E thënë ndryshe fëmija duke ia kthyer shpinën vlerave morale mund të kërkojë të hakmerret ndaj jush.
  3. Vlerat morale nuk duhen pasqyruar si ‘zinxhiri i ndalesave’. Nëse e shohim çështjen nga ky këndvështrim atëherë kjo do bëhet shkak për reagimin e fëmijës ndaj vlerave morale. Prindërit duhet t’i shpjegojnë fëmijës me terma të pranueshme dhe logjike domosdoshmërinë e tyre dhe rëndësinë e praktikimit të tyre në jetën e përditshme.
  4. Nëna dhe babai duhet të veprojnë sëbashku. Nëse babai e sheh një sjellje si të gabuar ndërsa nëna e stimulon ose një sjellje të cilën nëna e merr me seriozitet babai nuk e vlerëson shumë fëmija do të shastiset dhe nuk do të jetë i pavendosur përsa i përket vendimeve që do marrë.
  5. Fëmija duhet të shoqërohet me një grup të mire shokësh.

Qysh me i evitu shqetësimet e foshnjave?

Qysh me i trajtu lythat tek fëmijët?