Qysh me i trajtu flokët e gjata?

  1. Mbani flokë të lëshuara
    Bishtat e lidhura fort, bistekët e shtrënguar dhe frizurat tjera të rënda mund të shkaktojnë dëmtimin e flokëve tuaja të gjata. Lëshojini flokët saherë që të keni mundësinë.
  2. Përdorni brushë kualitative për flokë
    Nëse shpenzoni për një brushë kualitative flokësh, ju në të njejtën kohë do të investoni në flokët tuaja. Brushat me fije natyrale dhe brushat me fije të kthyera do të bëjnë krehjen të jetë e butë dhe pa “mundim” për flokët.
  3. Përcaktoni tipin e flokëve tuaja
    Llojet e ndryshme të flokëve kërkojnë mënyra të ndryshme për kujdesje dhe mbrojtje, kurse gama e gjërë e produkteve që sot janë në treg ju mundëson që të zgjedhni dhe të shfrytëzoni produktin e dizajnuar mu për tipin e flokëve tuaja.
  4. Flokët thajini natyrshëm
    Shmangni fërkimin e flokëve me peshqir, apo edhe mbështjelljen e tyre në peshqir, sepse ajo mund të sjellë deri tek dëmtimi. Nëse ju duhet patjetër që të shfrytëzoni tharëse për flokë, rregulloni temperaturën në atë minimale.
  5. Preni flokët rregullisht
  6. Mundohuni që të largoni skaje e dëmtuara të flokëve çdo gjashtë deri në tetë javë. Përkundër të besuarit që flokët pastaj do të rriten më shpejtë – ato nuk do të rriten më shpejtë, mirëpo do të duken të shëndosha dhe të trajtuara mirë.

flok-te-gjata

Qysh me i trajtu majet e djegura të flokëve?

Qysh me i ditë trendet e fundit të grimit?