Qysh me i trajtu aknet në mënyrë natyrale?

Nëse keni probleme me aknet, përkatësisht puçrrat, mendoni rreth asaj që ta filloni tretmanin që bazohet në lloje të ndryshme të çajit.

1.Kacja dhe kamomili ndikojnë kaq mirë në lëkurën tonë.

Bëhet fjalë për kamomilin dhe kaçen.

Çajin nga kamomili mund ta pini për çdo ditë, e po ashtu mund ta aplikoni edhe në fytyrën e pastër, sepse ndikon si tonik, qetëson, ndikon kundër inflamacioneve, qetëson infeksionet dhe ndihmon te sytë e fryrë.

Çajin kur ta vloni e lini të ftohet dhe e aplikoni në fytyrë me pak pambuk.

Kaçja është përplot me vitamina C, që është kyç për sistemin imun, por edhe për shëndetin e lëkurës.

2.Çaji nga kashta e tërshërës është ndër më të mirët për lëkurë të bukur, sepse përmban vitamina B dhe vitamina A e C dhe është i shkëlqyeshëm për qetësim, si dhe zvogëlon stresin.

Sugjerohet për ata më të moshuar se 30 vjeç, për ata që kanë akne.

Lëkura do t’ju zbutet dhe do të duket më e re.

Pini këtë çaj para se të shkoni në gjumë.

Pos çajit nga kashta e tërshërës, edhe çaji i gjelbër është i pashmangshëm, sepse e pastron organizmin nga brenda.

Qysh me përgaditë maskë për lëkurën e thatë të kokës?

Qysh me i eleminu njollat në fytyrë?