Qysh me i tha petalet e trëndafilave?

Mënyra më e thjeshtë dhe më e shpejtë është tharja e petaleve të trëndafilave në mikrovalë.

1.Vendosni një letër kuzhine në pjatën e mikrovalës.

2.Vendosni petalet në letrën e kuzhinës, dhe pastaj vendosni një letër tjetër mbi petale.

3.Aktivizoni mikrovalën në maksimum për 2 minuta.

4.Largoni enën nga mikrovala, ktheni petalet në anën tjetër në mënyrë që të thahen njësoj, dhe pastaj lëshoni mikrovalën për një tjetër minutë.