Qysh me pagu online faturën për tatim në pronë?

Me shërbimin të ri elektronik, ju mund të shtypni faturën tuaj të tatimit në pronë nga shtëpia.

Hapi 1
Vizitoni www.tatimineprone-rks.org

Hapi 2
Klikoni shtyp faturën

screen-shot-2016-12-01-at-3-57-38-pm

Hapi 3

Shkruani numrin tuaj personal, emrin dhe mbiemrin si dhe tekstin e sigurisë të treguar në ekran.

screen-shot-2016-12-01-at-3-58-30-pm

Hapi 4
Përcillni procedurat e e-banking të bankës suaj. Për të kryer pagesën, ju duhet kodi i UNIREF-it dhe llogaria bankare e komunës së Prishtinës.

screen-shot-2016-12-01-at-4-06-56-pm

Vërejtje
Nëse keni ndonjë problem me përdorimin e këtij shërbimi, ju lutem kontaktoni zyrën tuaj komunale të tatimit në pronë për t’u siguruar që numri juaj personal është i regjistruar në mënyrë të saktë në regjistrin e tatimit në pronë.