Qysh me shtu peshë?

Për të fituar gjysë kilogrami në ditë, ju duhen 3500 kalori më shumë se nevoja ditore e nevojshme. Mesatarja e kalorive të nevojshme në bazë ditore është me vlerë rreth 2000, që nënkupton se ju nevoiten 5,500 kalori që të shtoni në peshë.

Kjo mund të jetë 3 gota verë, 2 krahë pule, dy racione patate të skuqura, dy copë torte me çokollatë, 2 gota lëng të gazuar me sheqer.

Kjo është një tepricë e ushqimit, por sërish nuk është e mjaftueshme që të rrumbullakësojë ato 3,500 kalori.

Ekzistojnë prova shkencore që sugjerojnë se është vështirë të fitoni peshë brenda një dite si pasojë e tepricës së ushqimit.

Kjo ditë e stërngopur me ushqim mund të shkaktojë fryerje dhe ndjesinë e rëndimit të stomakut të nesërmen.

Por, nëse i riktheheni rutinës suaj të ushqimit dhe ushtrimeve, mos keni frikë se mund të fitoni peshë dhe kilograme të tepërta.

shtim peshe

Qysh me përgaditë lëng natyral për humbje peshe?

Qysh me i humbë 4 kg për 6 ditë?