Qysh me shtu jetëgjatësinë e baterisë në iOS 10?

1.Limitoni shërbimin e Location.
Shumë programe që ju instaloni kërkojnë shërbimin e Location, dhe ky funksion me siguri konsumon bateri edhe pse ju nuk po e përdorni atë. Duke vajtur tek menu-ja Settings -> Privacy -> Locations Settings, mund të ç’aktivizoni këtë shërbim për programet që nuk ju duhet.

2.Intensiteti i dritës së ekranit.
Edhe ky funksion konsumon baterinë nëse intensiteti i dritës së ekranit është në maksimum. Në lidhje me këtë, ne ju këshillojmë të përcaktoni mënyrën automatike të rregullimit të intensitetit. Ky funksion mund të menaxhohet nga menu-ja Settings -> Display & Brightness.

3.Bllokimi i sistemit në intervale kohe më të shkurtra.
Funksioni Lock i iOS ndodh në një interval kohe të përcaktuar, nga momenti që ju nuk po e përdorni. Duke ulur intervalin e kohës, sistemi do të bllokohet më shpejt nga momenti që nuk po përdoret më, duke kursyer kështu baterinë. Funksioni Lock mund të rregullohet duke vajtur tek menu-ja: Settings -> Display & Brightness -> Auto-Lock.

Qysh me kriju restore në iPhone?