Qysh me shpejtu performancën në iOS 10?

Nëse pajisja juaj e vjetër iOS ju duket se është ngadalësuar me iOS 10, më poshtë janë disa gjëra që mund t’i bëni për ta shpejtuar performancën.

1.Ndalni shkarkimet automatike.

Këtë mund ta bëni duke shkuar në Settings > iTunes & App Store dhe ndaleni Updates në seksionin Automatic Updates.

  1. Nëse nuk keni shumë hapësirë, pajisja juaj mund të punojë më ngadalë.

Kështu, për të parë se sa hapësirë keni shkoni në Settings > General > Storage & iCloud Usage dhe zgjidhni Manage Storage nën seksionin Storage.

  1. Ndaleni rifreskimin e aplikacioneve në sfond.

Për ta ndalur këtë, shkoni në Settings > General > Background App Refresh dhe klikojeni goglën për ta ndalur.

Qysh me i rikthy fotografitë e fshira në iOS 8?

Qysh me i zgjidh detyrat e Matematikës në iPhone?