Qysh me i shmangë vështirësitë gjatë shtatëzanisë?

Gjatë periudhës së shtatëzanisë janë disa vështirësi që janë më të zakonshme dhe paraqiten në periudha të caktuara të saj.

1.Dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës janë gjë e zakonshme gjatë shtatëzënisë ndërsa paraqitet si shkak i peshës së shtuar dhe ndryshimit të qëndrimit trupor, mirëpo në disa raste mund të jetë paralajmërues i lindjes së parakohshme.

Në raste të dhimbjeve të zakonshme duhet të shmangeni nga konsumimi i medikamenteve kundër dhimbjes dhe duhet tw shmangeni nga taket e larta dhe mbani mbathje të rrafshëta, mos qëndroni gjatë kohë në këmbë, drejtoni shtatin dhe këmbët, flini në shtroje të fortë me jastëkun nën bark apo në mes të gjunjve që gjithçka të jetë e rrafshët.

2.Lodhja që e ndjeni mund të vijë edhe i pasojë e gjakut të dobët andaj konsultohuni me mjekun që të bëni kontrollet e duhura.

Kokëdhembjet në shtatëzëni mund të jenë pasojë e statusit hormonal apo edhe të ndonjë sëmundjeje të rrezikshme andaj nëse përnjëherë filloni të fitoni në peshë, të ju rritet tensioni i gjakut, të urinoni më pak, të keni duar dhe këmbë të enjtura, fitoni kokëdhembje të përcjellë me përkeqësim të shikimit- menjëherë lajmërohuni tek mjeku.

3.Arsyeja e paraqitjes së përzierjes nuk dihet por supozohet se vjen nga rregullimi hormonal që nga java e pestë dhe zgjat deri në javën 14, me raste mund të vazhdojë gjatë tërë shtatëzënisë.

Nëse vjellni 4-5 herë në ditë, nuk ushqeheni, nuk konsumoni lëngje, humbasni në peshë, atëherë ky problem mund të përbëjë rrezik nga dehidrimi.

Në rast të tillë, lajmërohuni tek mjeku juaj.

pregnancy

Qysh me i ditë shkaktarët e migrenës?

Qysh me u çlodhë me çaj kanelle?