Qysh me shmangë tharjen e lëkurës gjatë dimrit?

Gjatë dimrit, lëkura është e thatë. për të cilën duhet pasur kujdes të shtuar.

Kremi për fytyrë nuk mjafton, e ne ndajmë me ju disa hapa si të arrini deri te lëkura e bukur, e butë, e hidratuar

Kur ju nevojitet kujdes i veçantë duhet të përdorni serum për fytyrë.

Nëse lëkura juaj është e thatë, serumi vepron si bazë për fytyrë, diçka ngjashëm sikurse pudra e lëngshme.

Serumi për hidratim kryesisht përmban acide hialuronike, që janë të lehta dhe veprojnë shpejtë.

Nevojitet që për disa minuta të bëni masazh me 2-3 pika serum, të prisni një minutë apo dy dhe të kaloi në hapin e radhës.

Pas serumit pason kremi për fytyrë.

Nëse lëkurën e keni shumë të thatë, duhet të zgjidhni kremra që veprojnë thellë.

Këto lloje të kremrave janë të pasura me ceramidimë, glicerinë që thithin ujin nga atmosfera dhe ia japin lëkurës.

Struktura e lëkurës përtërihet dhe lëkura krijon një barrierë natyrale.

Pasi që serumi është thithur në lëkurë, aplikoni pak krem dhe po ashtu bëni masazh fytyrës.

Mos harroni në qafë dhe dekolte dhe mos e teproni me sasinë e kremit.

Qysh me i trajtu majet e djegura të flokëve?

Qysh me i ditë trendet e fundit të grimit?