Qysh me i shmangë problemet shëndetësore gjatë udhëtimit?

Kohët e fundit shkencëtarët pranë universitetit të ‘Harvardit’ njoftuan rezultatet e një studimi ku thuhet se personat që udhëtojnë kanë 3 herë më shumë gjasa për t’u prekur nga tromboza.

Sipas tyre, sa më i gjatë të jetë udhëtimi aq më i madh është rreziku për t’u prekur nga tromboza.

Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se ky rrezik shtohet për çdo dy orë që njeriu qëndron ulur në makinë.

Ekspertët rekomandojnë që për të shmangur rreziqe të tilla, udhëtarët që rrinë ulur për orë të tëra duhet të pinë sa më shumë ujë, por jo lëngje që përmbajnë alkool dhe kafeinë.

Këta udhëtarë gjithashtu duhet të shtojnë qarkullimin e gjakut në venat e këmbëve duke u çuar nga ndenjësja çdo një orë e duke kryer ecje të shkurtra e lëvizje të ndryshme për çmpirjen e gjymtyrëve.

Dhimbjet e kokës janë një nga pasojat e mungesës së oksigjenit në tru.

Në raste te tilla zemra ndërhynë për të rregulluar gjendjen duke rrahur me fortë dhe më shpejtë.

Kjo bën që udhëtari të ndjehet i lodhur.

Këto shenja të hypoksisë nuk janë të rrezikshme për një person të shëndetshëm.

Por një rënie e nivelit të oksigjenit mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore tek persona me sëmundje në zemër ose në mushkëri.

Ata mund të humbasin ndjenjat ose të pësojnë goditje në zemër.

Ekspertët thonë se pirja e duhanit dhe e alkoolit gjithashtu mund të ulë aftësitë e organizmit për të përdorur oksigjen.

Prandaj rekomandohet që njerëzit nuk duhet të pinë cigare ose alkool, përpara ose gjatë fluturimit.

Ndërsa personat me probleme në zemër a mushkëri duhet të këshillohen me mjekun përpara se të udhëtojnë me aeroplan.

uhdetim

Qysh me regjistru transfer ndërkombëtar?