Qysh me i shmangë gabimet që dëmtojnë lëkurën?

Ka shumë rregulla për kujdesin e lëkurës së fytyrës, që duhet të ndiqni, për ta ruajtur atë të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme.

Një prej tyre është vendosja e kremit kundërdiellit, për të parandaluar kancerin e lëkurës dhe për të minimizuar rrudhat.

  1. Mos ndërroni produkte

Pasi të gjeni diçka që funksionon për ju, atëherë mos e ndërroni! Ingleton thotë se nëse një produkt ju jep rezultate, atëherë nuk keni pse të kërkoni një tjetër që mendoni se mund të sjellë më shumë rezultate, por në fakt mund të bëjë më shumë dëm, sesa dobi.

Kështu që, nëse ju kanë rekomanduar një zgjidhje për problemin tuaj të fytyrës, vijoni ta merrni dhe prisni rezultatet. Nëse ju e ndërroni shumë shpejt trajtimin, nuk do t’i shihni kurrë përfitimet.

  1. Testim nga mjeku

Lëkura juaj është organi më i madh i trupit dhe ajo ka nevojë për vizita mjekësore dhe kontrolli te specialisti, në mënyrë që të jetë e shëndetshme. Ingleton rekomandon që të gjithë të gjejnë një dermatolog të përshtatshëm, sipas mundësive që kanë, dhe të vazhdojnë të vizitohen rregullisht.

Duke u shpjeguar historinë me lëkurën tuaj, specialistët janë ata që mund të japin zgjidhje më të vlefshme.

  1. Mos u vetë-diagnostikoni

Fytyra dhe lëkura nuk mund të pranojnë vetë-diagnostikim. Seriozisht, është e vlefshme. Shumë prej nesh gjejnë zgjidhje në internet dhe shikojnë alternativa për t’u kujdesur për lëkurën. Sigurisht, ështe e drejta juaj të provoni dhe të shihni rezultatet.

Por mund të ndodhë që po bëni një trajtim për të cilin nuk kishit fare nevojë dhe për këtë arsye nuk shihni asnjë përmirësim. Për më tepër, gjendja mund të

përkeqësohet.

Gjëja më e mirë atëherë është që të bisedoni me një dermatolog, i cili mund të diagnostikojë atë që po ndodh në të vërtetë dhe t’ju japë mundësitë e trajtimit që ju duhen.

 

Qysh me përgaditë maskë për lëkurën e thatë të kokës?

Qysh me i eleminu njollat në fytyrë?