Qysh me i shmangë gabimet në martesë?

Marrëdhëniet, lidhjet dhe martesat- të gjitha këto janë lidhje delikate që duhen trajtuar me shumë kujdes, të paktën nëse dëshirojmë që të na zgjasin.

Është shumë e nevojshme të kemi kompromise, tolerancë, mirëkuptim dhe marrëveshje.

Edhe nëse dëshironi që me çdo kusht të ruani marrëdhënien me një partner që e duani, nuk do të duhej ti bëni këto dy gabime, pasiqë përsëritja e tyre e vazhdueshme krijon kundër efekt dhe padyshim që lidhja do të përfundojë.

1.Gabimi i parë që ju bëni, është falja e gabimeve të tij/saj edhe pse ndiheni tmerrësisht të pakënaqur me të.

Disa veprime të caktuara, që nuk konsiderohen gabime por zgjidhje nuk meritojnë falje!

Por, nëse shpreh keqardhje të vërtetë dhe ndjen dhimbje për ndonjë pakënaqësi të krijuar ndaj jush, dhe ndryshon sjelljen e tij për të mirë, atëherë është në rregull ti ofroni edhe një shans tjetër për të vazhduar përsëri.

2.Vetja juaj duhet gjithnjë të jetë prioritet për ju nëse dëshironi një lidhje të shëndetshme, pa marrë parasysh a është miqësore apo romantike.

Femrat kanë prirje që të kënaqin meshkujt sa më shumë që të jetë e mundur, dhe kjo është në rregull, për aq kohë sa nuk i shkaktoni dëm vetes suaj.

Baza e çdo marrëdhënie është të qenurit të barabartë si dhe kompromiset, dhe aty ku mungojnë këto gjëra, nuk ka ardhmëri të ndritur.